Bushati: Qeveria, dështim total në integrimin e Shqipërisë

Në ditën e Europës, Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se ka dështuar totalisht për ndërtimin e Shqipërisë Evropiane.Në një konferencë për shtyp në ditën e Europës, deputeti Ditmir Bushati theksoi se dështimi për integrimin është edhe një arsyet përse nuk duhet të votohet Berisha në zgjedhjet e 23 qershorit.Sipas tij është fatkeqësi që 22 vjet pas rrëzimit të komunizmit vendi ynë cilësohet ende regjim hibrid.“Përmasa dramatike që ka marrë pushteti i Berishës për Shqipërinë evropiane, 3 shanse të humbura për statusin, përplasje me partnerët ndërkombëtarë, raporte kritike për situatën që mbizotëron dhe shqetësim në rritje se ku po e çon vendin Berisha” janë këto tregues të deshtimit të Berishës” theksoi Bushati.