100 vjet Drejtësi, mblidhen ish-ministrat e drejtësisë ndër vite
100 vjet drejtësisë si asnjëherë tjetëri ka bërë bashkë të gjitha institucionet që japin drejtësi në vend por edhe kundërshtarët politik.Në të gjitha aktivitetet e organizuara për këtë rast për një gjë është rënë dakord që duhet të bëhet më shumë për të forcuar shtetin e së drejtës, pasi perceptimi i qytetarëve për sistemin është mjaft i keq.Aktiviteti për ketë vit jubile i organizuar nga minsitria e drejtësisë ka sjellë të thuajse të gjithë ish-ministrat e drejtësisë në takim. Në fjalën e hapjes ministri aktual i drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se pavarësisht reformave sfidat mbeten akoma të mëdha.“Të realizosh reforma, është një rrugë e vështirë, e lodhshme, kërkon punë, angazhime, staf të shkëlqyer, sakrifica.. Por kënaqësia e marrë nga procesi transformues dhe gjurma e lënë ..ngelet gjithmonë pjesa më me vlerë , sakrificat dhe mundimet kthehen në çështje krenarie. Pavarësisht bindjeve të ndryshme që mund të kemi pasur apo mund të kemi akoma, ne, duke qenë së bashku sot, tregojmë që përmirësimi i sistemit të drejtësisë ka qenë dhe mbetet synimi jonë i vetëm” theksoi Halimi.I ashpër në fjalën e tij për këto 20 vjet drejtësi ka qënë ish-ministri Spartak Ngjela. Ai I ka quajtur gjykatat shqiptare si koorporat biznesi ndërsa ka shtuar se sfidë për ministrinë e drejtësisë është kthimi i besimit tek qytetarët.“MD ka qenë një administratë që është përpjekur por nuk ia ka dalë, a do vijë një moment që të themi a ka drejtësi në Shqipëri, nuk është faji i administrimit, por një doktrine që funksionon, ne nuk kemi gjyqtarë të pavarur, turp ta thuash por më duhet ta theksoj se gjykatat tentojnë të jenë koorporata biznesi.E vetmja që duhet të bëjë MD eshte t’i kthejë popullit besimin te drejtësia, a do ketë mundësi tua kthejmë shqiptarëve besimin te drejtësia? Nuk e di, duhet personalitet shumë i madh. Une u respektoj për punën e bërë, ka ecje përpara, por gjithsesi të gjitha institucionet duan reformim, në kuptimin e ligjit dhe kosheincën e drejtësisë. Drejtësia zoti ministër nuk është pikëpamje, për të nuk ka pikëpamje të ndryshme, është koshiencë. Te ne nuk ekziston koshienca e ligjit” tha Ngjela.Në takim merrnin pjesë ish ministrat Thimio Kondi, Sokol Nako, Aldo Bumçi të cilët kërkuan që reformat e kërkuara nga qytetarët të kryhen në mënyrë që sistemi i drejtësisë mos të jetë i atakuar për nivelin e lartë të korrupsionit dhe mosbërjes drejtësi.