Berisha në Elbasan: Do arrijmë standartet europiane në arsim
Kryeministri Berisha ka vijuar edhe sot me turin e inagurimeve në të gjithë vendin.Paraditen e sotme, kryeministri mori pjesë në inagurimin e shkollës 9-vjeçare, “Adem Krasniqi” në lagjen Fushë Mbret në Elbasan.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ritheksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë ndërsa premtoi më shumë investime në këtë fushë.“Arsimi është prioritet i qeverisë. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi1300 shkolla në të gjithë vendin. Do të bëjmë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në vend. Këto vite përmirësimi i cilësisë në arsim ka kaluar edhe nivelin e fqinjëve tanë.Kemi rritur rrogat e mësuesve deri në 140 %, mandatin tjetër pagat e tyre do shkojnë në 700 dollarë. Kemi vendosur mbi 24 mijë kompjutera në shkolla, së shpejti do të arrihet standardi i vendeve të BE-së” theksoi kryeministri duke shtuar se një vëmendje e veçantë do t`i kushtohet arsimit profesional.Kryeministri iu referuar sërish deklaratave të opozitës për arsimin duke theksuar se në këtë fushatë po sulmohen padenjësisht mësuesit."Kemi ende shumë punë për të bërë por Shqipëria është e 3-ta në botë për shpejtësinë e ndryshimit. Në Elbasan do të ngrihet qendra më e rëndësishme e kualifikimit të mësuesve” shtoi Berisha.Më pas kryeministri ka inaguruar edhe bibliotekën e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.