Nishani e Gjika në finalen e Albania Open në Vlorë: Sporti vlerë dhe shëndet
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një pritje në qytetin e Vlorës për pjesëmarrësit në aktivitetin e përvitshëm të aeronautikës, "Albanian Open" gjatë së cilës vlerësoi promovimin e resurseve turistike të Shqipërisë.Nishani tha se më shumë se një aktivitetet sportive, "Albanian Open" është shndërruar në traditë e shkëlqyer që reflekton mikpritjen e bujarinë shqiptare, ndërsa përcjell mesazhin e shkëlqyer të solidaritetit dhe bashkëpunimit.Ndërsa Alket Islami, në rolin e organizatorit të "Albanian Open" tregoi qëllimin e zhvillimit të këtij aktiviteti.Kampionati i fluturimeve të lira, "Albanian Open" zhvillohet në Vlorë me rastin e çeljes së sezonit turistik. RTV "Ora News" është prej vitesh partner mediatik i këtij aktiviteti me synimin e promovimit të vlerave turistike të vendit tonë.Gjatë qëndrimit në qytetin e Vlorës, presidenti Bujar Nishani pati një takim edhe kryetarin e Bashkisë, Shpëtim Gjika.