Berisha: Impakti i listës shumë pozitiv. Ekipi ynë fitues në zgjedhje

Kryeministri Berisha ka vlerësuar sot se impakti publik i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike ka qënë mjaft pozitiv.Në një mesazh të postuar në Facebook, kryeministri thekson se ripërsëriti se lista e dorëzuar mbrëmë në KQZ është ajo e fitores për 4 vitet që vijnë."Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpuntorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës per Punësim, Mirqënie dhe Integrim, të ecim sëbashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Europiane. Fitore!!” shkruan kryeministri.