Vdekja e Andreottit, Nishani ngushëllon popullin italian

Presidenti Nishani ka shprehur  ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit të përhershëm italian, Giulio Andreotti.Në mesazhin e ngushëllimit Presidenti Nishani shkruan se Andreotti do të kujtohet me një respekt të merituar, si një politikan me një karrierë të gjatë dhe të pasur politike.“Andreotti do të kujtohet si një personalitet i shquar dhe me vizion, i cili e lidhi emrin e tij në mënyrë të pazgjidhshme me fatin e Italisë së gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, duke lënë gjurmë në momentet kryesore të saj, madje duke formësuar politikën italiane sipas modelit të tij. Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta popullit mik italian, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij” thekson Presidenti.