Rama: Zgjodhëm një skuadër fituese. Lista e kandidatëve
Mes tensionesh dhe zemëratash, Partia Socialiste ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit. Në një deklaratë për mediat lidershipi i PS, Edi Rama, nuk ka preferuar të lexojë emra, duke u ndaluar kryesisht në analizën e rrugëtimit deri tek qëndrimi final.“Kryesia e PS i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare të PS që do të luftojë në cdo qark për të fituar. Ju do të keni në dispozicion emrat, por do të nënvizoj pak gjëra. Nënvizoj edhe njëherë tjetër që jam shumë krenar që kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me burra dhe gra parlamentarë, që është në përfundim të mandatit të tij që edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim për zgjedhjen e bërë, por kanë treguar se janë këtu për atë që thonë dhe bëjnë dhe nuk janë këtu për të bërë tjetër gjë, sic pak kanë bërë. E dyta dëshiroj ti falenderoj dhe tu shpreh të gjithë konsideratat atyre që ishin pjesë e grupit parlamentar dhe nuk u përfshinë. Sic ka personalitete, figura të reja me kapacitete të mjaftueshme për të qenë në këtë betejë, anëtarë në forumet tona që nuk janë përfshirë. Jam i bindur se kontributi i tyre s’do të mungojë dhe bashkë me ta do cojmë përpara projektin e fitores” tha ai.Rama theksoi se Kryesia e PS ka bërë një zgjedhje të qartë, duke zgjedhur një skuadër kombëtare për të fituar, e që nesër do të tregojë koherencë.“Garantoj se skuadra e përzgjedhur prej nesh janë aty për të fituar për njerëzit dhe për të bërë ato që ne themi. Është me rëndësi ta kuptojnë se renditja në lista nuk është klasifikimi i vlerave të njërit apo tjetërit, por renditje krejt normale. Çdo spekulim më këtë është thjesht keqinformim për publikun. Sot kemi bërë një zgjedhje të qartë, duam një skuadër kombëtare për të fituar, të tregojë koherencë. Ndaj janë bërë disa zgjEdhje për të mos përfshirë disa anëtarë të kryesisë së PS. Jo të gjithë kanë qenë të lumtur, asnjë, por sjelljet kanë qenë të ndryshme” u shpreh Rama.E ndërsa i mëshoi fort gjatë gjithë deklaratës kompaktësisë së skuadrës dhe koherencës, duket se pikërisht këto kritere kanë lënë jashtë listave edhe deputetin Arben Malaj.“Kemi ndërtuar një skuadër për të cuar përpara një axhendë kombëtare, një strategji zbatuese. Si cdo skuadër duhet të jetë kohezive dhe të bashkojë cdo talent individual me lojën e skuadrës. Fakti që gjërat kanë qenë gati tregon se kështu do të ndodhte. Nuk është hera e parë, besoj se është e fundit se me emrin e Partisë Socialiste të vërtetë, sic thuhet, të mund të luhet. Ne jemi për Rilindjen, problemi është se Rilindja ka nevojë për një premisë themelore, nuk mund të ketë dritë në errësirë” theksoi Rama ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve me lënien jashtë listave të PS të Arben Malaj.LISTA E KANDIDATEVE PER DEPUETET TE PSTiranë1. Pandeli Majko2. Saimir Tahiri3. Vasilika Hysi,4. Ditmir Bushati5. Fatmir Xhafaj6. Lindita Nikolla7. Besnik Baraj8. Xhemal Qefalia9. Sadri Abazi10. Parid Cara11. Spartak Braho12. Artan Gaçi13. Pjerin Ndreu14. Rakip Suli15. Milena Harito16. Dashamir Peza17. Enkelejda Shkreli18. Ervin BushatiDibër 1. Shkëlqim Cani2. Ulsi ManjaShkodër1. Mimoza Hafizi,2. Tom Doshi3. Paulin Sterkaj,4. Namik KoplikuKukës 1. Vexhi Muçmataj2. Lavdim EleziBerat1.Fidel Ylli2.Ermonela Felaj3.Eduard Shalsi4.Eduart Bejko5.Artan LameFier1.Gramoz Ruçi2. Erjon Braçe3. Eglantina Gjermeni4. Ilirian Celibashi5. Armando Subashi6. Arben Çuko7. Pirro Lutaj,8. Majlinda BufiDurrës1. Blendi Klosi,2. Klodiana Spahiu3. Ilir Beqaj4. Namik Dokle5. Gentian Bejko,6. Artur Bushi,7. Shkëlqim TropliniKorçë1. Bashkim Fino2. Arta Dade,3. Olta Xhaçka,4. Ilirian Pendavinji5. Ilir Xhakolli6. Ylli Ziçishti7. Ardit KonomiElbasan1. Ben Blushi2. Damian Gjiknuri,3. Evis Kushi,4. Alfred Peza5. Taulant Balla6. Musa Ulqini7. Arben Kamami8. Ilir BejtjaVlorë1. Edi Rama2. Valentina Leskaj3. Koço Kokëdhima4. Luiza Xhuvani5. Fatmir Toçi6. Andrea Marto7. Edmond Leka8. Shuaip BeqiriGjirokastër1. Arben Ahmetaj2. Erion Veliaj3. Anastas AngjeliLezhë1.Mimi Kodheli2.Armando Prenga3.Arben Ndoka4. Ndrec DedajLSI depoziton listën, Meta i pari në TiranëLSI ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.Kështu në Tiranë, do kandidojnë: Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama dhe Ylli Manjani.Në qarkun e Durrësit, do të kandidojnë Lefter Koka dhe Edmond Panariti.Ndërkohë në Fier do të kandidojë Petrit Vasili, ndërsa Vangjel Tavo do garojë në Gjirokastër bashkë me Reshat Zikën. Në qarkun e Beratit do të kandidojë Nasip Naço.Në veri të vendit lista e partisë së dytë të koalicionit të majtë do të përfaqësohet nga Agron Çela dhe Nora Malaj në Shkodër, Apostol Goci dhe Qemal Elezi në Kukës dhe Përparim Spahiu në Dibër.Monika Kryemadhi, do të kryesojë listën e Lezhës, e ndjekur nga Petrit Gjoni. Ish-ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan, ndërkohë në qarkun e Korçës do të garojnë Pirro Kapurani dhe Mimoza Gusho.