Zgjedhjet, Reeker: Barometër për integrimin. Të plotësohet KQZ

SHBA presin që partitë politike shqiptare të dialogojnë që të ketë një Komision Qendror Zgjedhor funksional dhe shpreh shqetësim për pavarësinë e KQZ.Kjo është deklaruar gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar në Komitetin Amerikan të Helsinkit në Uashington, nga zëvëndësndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Rekeer."Palët kanë obligimin për të vendosur anëtarë të rinj për të plotësuar vendet bosh në KQZ dhe të propozojnë emra”- ka vlerësuar Rekeer.Ai theksoi më tej në fjalën e tij se teknikisht sipas ligjit KQZ mund te vazhdoje punën edhe me 4 anëtarë, por ka vendime qe s’mund të merren me këtë numër antarësh, çka do të thotë se nuk mund të administrojë zgjedhjet."KQZ duhet të jetë e lirë nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe parlamentin”ka thënë zyrtari i lartë amerikan në debatin për zgjedhjet në Shqipëri.Në fund të fjalës së tij Rekeer tha se liderët e përgjegjshëm politikë duhet të gjejnë kompromis për KQZ dhe duhet ta bëjnë tani.Më tej Rekeer dhe kongresmeni Eliot Engel deklaruan se SHBA do vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë, por kërkoi angazhim nga forcat politike që të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të pakontestueshme.“Nuk është me rëndësi rezultati, por të fitojnë shqiptarët përmes një procesi të ndershëm”theksoi ai.Të gjithë pjesmarrësit në debat kanë deklaruar qartë se zgjedhjet janë barometër për integrimin e vendit.Në fund të debatit Rekeer ka thënë qartë se populli shqiptar do të jetë i zhgënjyer nëse do të ketë manipulime të zgjedhjeve apo presion mbi KQZ dhe nëse kjo ndodh SHBA nuk do të heshtë.