Derdhja e vajrave në det, ministria e mjedisit paralajmëron masa
Ministria e Mjedisit paralajmëron ndërhyrje me "dorë të hekurt" ndaj të gjithë kompanive që tentojnë të përdorin vajrat që derdhen në portin e Durrësit për qëllime riciklimi apo biznesi.Kreu i Inspektoriatit Mjedisor, Alfred Deshati tha nga porti i Durrësit se do të ndërmerren masa ndaj të gjitha kompanive që shkaktojnë probleme mjedisore dhe tentojnë të përdorin vajrat e derdhura.Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Detare, Gazmir Tahiri tha se po monitorohen të gjitha portet shqiptare me qëllim eleminimin e përdorimit abuziv të vajrave.Administrata e porteve ,Ministria e Mjedisit dhe task Forca do të kërkojnë që çdo port të ketë një impiant i veçantë grumbullimi të mbetjeve sipas standardeve të parashtruara nga Konventa e Bazelit dhe ajo Marpol dhe nga aty të dorëzohen në mënyrë rigoroze operatorëve të liçensuar për t'i likujduar në mënyrë ekologjike.