Vrasje e dyfishtë në Kurbin, policia në kërkim të autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2013, 22:03
Rrethi i Kurbinit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje e dyfishtë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri, për shkaqe ende të panjohura.Sipas policisë, viktimat janë shtetasit Dede dhe Luigj Vuka, ndërsa autori i vrasjes së dyfishtë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Burime nga policia bëjnë me dijë se kanë identifikuar autorin dhe kanë nisur punën për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.