Shefat e shërbimeve në QSUT refuzojnë të largohen nga detyra
Shefat e shërbimit të QSUT-së të zgjedhur në procesin e fundit e quajnë të paligjshëm vendimin e ministrit të shëndetësisë Halim Kosova të datës 30 prill ku urdhërohet kthimi i drejtuesve të mëparshëm në këto shërbime.E ndërsa drejtuesit aktual kundërshtojnë largimin dhe ata që kanë qënë më herët nuk janë ende të emëruar zyrtarisht kanë krijuar ngërç në këto shërbime sidmos në protokollin e mjekimit.Dekani i fakultetit të mjekësisë Bajram Hysa dhe ai i infermerisë dhe njëherazi shefi i kardiologjisë Petrit Bara shprehen se situata është mjaft konfuze nga ndryshimet e ndodhura menjëherë ku politika është e reflektuar qartë në këtë sektor.Procesi sipas dekanëve ka qënë transparent dhe sipas ligjit. Komisoni i përbërë nga 5 antarë të cilët kanë firmosur të zgjedhurit e rinj dhe nga një eksperti i huaj i cili ka bërë vlerësimet e tyre. Sipas mjëkve dhe akademikëve shkarkimet ndodhin jo me shkresa të ministrit por me vendim të këshillit të ministrave dhe me firmën e rektoratit.Situata është e tillë në 8 shërbime të QSUT-së ku akoma nuk dihet se cili është drejtuesi zyrtar. Ndërsa ministri i shëndetësisë një ditë më parë u shpreh i vendosur se procesi do të kthehet edhe një herë pa përcaktuar kohën dhe mënyrë se si do të bëhët zyrtarizimi i tyre.