Gjirokastër, makina përplas motorrin, plagoset 29-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.Një automjet me targa AA 496 CV  ka përplasur një motorr me targa AF 575  dhe për pasojë është plagosur 29-vjeçari Toni Cavo.Menjëherë 29-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.