Kakavijë, defekt në sistemin kompjuterik, bllokohet puna në doganë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 11:25
Një defekt në sistemin e kompjuterave të palës greke, ka bllokuar prej 20 minutash kalimin në pikën kufitare të Kakavijës.Aktualisht,60 automjete dhe 5 autobusë janë të bllokuara dhe presin në radhë për të kaluar në tokën greke, ndërsa nuk ka informacion se kur do të rinisë puna në pikën kufitare të Kakavijës.Ndërkohë mësohet se Drejtori i kufirit Admir Abrija ka zhvilluar një takim me homologun grek për të gjetur një zgjidhje pasi ka fluks në dalje pas festimit të Pashkës.