Lesi: PD shkeli marrëveshjen, përfshiu në lista edhe krerët e partive

Kreu i Lidhjes Demokristiane Nikollë Lesi ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka shkelur marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor pasi ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së edhe krerët e partive të vogla.Në një konferencë për mediat Lesi e ka quajtur listën zyrtare të PD-së, një listë paniku e jo fitoreje si e quajti kryeministri Berisha një ditë më parë."Në cilësinë e kryetarit të LDK-së duhet të deklaroj publikisht se PD ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të pabesë, pasi marrëveshja ka qenë me kusht që asnjë nga krerët e partive të vogla nuk do ishin në listën e PD, për deputet në zonën e sigurisë. Un e kam firmosur kamë kërkuar të jemi në lista, hodha një ide që s’mund të jem edhe krerë partie dhe në listën e PD, por t’i shkrijmë partitë, që të jetë një PD e madhe, ashtu si mund të ishte dhe një mënyrë që për partitë e majta të krijohej front i madh, kjo nuk u realizua. Unë e firmosa, deklarova para medias pasi mora garanci nga Bode e Bylykbashi, që asnjë nuk do jetë në listë, asnjë kryetar partie.Mbrëmë pas një sinjali se po intrigohet, si edhe doli, ajo është lista jo e fitores, po listë paniku, presioni ku u futën krerët e partive të vogla që i dini.  Kjo eshte shkelje e marrëveshjes, edhe e parimeve për të cilëve do konkurronin më mënyrë të barabartë, ne raport me votat të kishim mandatin ose pushtetin" theksoi Lesi.Lesi ka shprehur zhgënjim të madh nga kryeministri Berisha i cili sipas tij në  mënyrë publike e ka prerë në besëGjithashtu Lesi u shpreh se do të konkurroj në listën e Lidhjes Demokristiane në Tiranë.