Llalla: Prokuroria, element kyç në procesin e integrimit
Duke nisur një traditë të re kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbledhur në një akivitet me rastin e 100 vjetorit të drejtësisë shqiptare figurat më të larta të Akuzës dhe Mbrojtjes ndër vite.Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryeoprokurori u shpreh se organi i akuzës siç është prokuroria është element kyç në integrimin e vendit.Ndërkohë që kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori prokuroia tashmë duhet të bëjë ball sfidave me profesionalizëm.Maksim Haxhia, kreu i Dhomës së avokatëve në fjalën e mbajtur kërkoi më tepër respektim të rendit juridik dhe shmangie të favorizimit.Arben Rakipi ish-kryeprokuror ndërkohë u shpreh se jeta e prokurorëve është në rrezik nëse nuk luftohet krimi.Pavarësisht anëve pozitive ish-kryeprokurorja nuk ka kursyer thumbimet në lidhje me shkarkimin e prokurorëve dhe rikthimin e tyre në detyrë prej Adriatik Llallës.Gjithashtu këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe prokurori Alush Dragoshi.Ky aktivitet u organizua me rastin e ditës së drejtësisë dhe rolin që luan Prokuroria e Përgjithshme në hetimin e së vërtetës.