Vrasja e policit në postbllok, "arrest në burg" për Edmir Kolecin
Gjykata e krimeve të rënda ka lënë në burg Edmir Kolecin dhe në arrest shtëpie bashkëpunetorin e tij Shkëlzen Sylaj. Mbi Kolecin do të rëndojë akuza e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese dhe plagosje e rëndë me dashje.Gjyqtari Fran Prendi e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Kolecit dhe ka vendosur që përsa kohë prokuroria e krimeve të rënda do të zhvillojë hetimin ai do të qëndrojë në burg. Por edhe një herë nga salla e gjyqit Edmir Koleci i ka qëndruar versionit të tij se nuk ka patur si qëllim në vetevetë të aksidentojë më dashje patrullën e policisë ku humbi jetën Selman Lena dhe mbeti i plagosur rëndë kolegu i tij Preng Lleshi.Edmir Koleci mesohet të jetë shprehur në sallën e gjyqit se në kohën kur ka ndodhur ai ka parakaluar një mjet dhe në kohë ka parë një polici që i ka bërë shenjë që të ndalojë. Në këtë momenet është shprehur i akuzuari nuk mban më mend asgjë pasi ka humbur kontrollin e mjetit më të cilin udhëtonte.Ndërkaq avokati mbrojtës i të pandehurit pretendon se klienti i tij ka qënë edhe nën efektin e alkolit dhe për këtë fakt ai nuk mund të akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese me dashje.Ndërsa prokurori i çështjes Njazi Seferi është shprehur se ekzistojnë fakte se Koleci e ka shkatuar aksidentin e rëndë me dashje. Më pas seanca ka vazhduar me të pandehurin tjetër Sylja i cili akuzohet për si ndihmës në krim, pasi ka ndihmuar Kolecin për tu larguar drejt Shijakut atje ku dhe u arrestua.Pas kësaj dëgjimit të palëve gjykata vendosi të lërë në burg shkaktarin e aksidentit dhe në arrest shtëpie ndihmësin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së shtunës ku polici Selman Lena, 41 vjeç humbi jetën dhe Preng Lleshi u plagos rëndë pasi u përplasën nga automjeti tip BMV i drejtuar nga Koleci.Për ngjarjen, policia sqaroi se makina me targa greke nuk i është bindur kërkesës së policëve për të ndaluar për kontroll dhe duke ecur me shpejtësi ka goditur postbllokun, i cili ishte me shenja dalluese dhe kone paralajmëruese.