Malaj si kandidat i pavarur: Mandati im për të mbrojtur PS-në nga neodiktatorët
Kandidati i pavarur për deputet Arben Malaj ka garantuar sot se do të zhvillojë një fushatë pozitive.I shoqëruar nga ish kreu i PS-së, Fatos Nano, Malaj ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka prezantuar strategjinë e tij si kandidat i pavarur në Vlorë.Malaj gjithashtu ka theksuar se vendimi për të kandiduar si I pavarur ka qënë mjaft i vështirë por ka qënë një vendim në shërbim të socialistëve. Ai gjithashtu nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama."Partia Socialiste është mbi gjithçka por mënyra për ti shërbyer asaj është e ndryshme nga individë të ndryshëm. Vendimi për të kandiduar si i pavarur është i vështirë dhe aspak i lehtë, është emocioni i së nesërmes për ta bërë PS-në fituese dhe të dobishme për sfidat që ka vendi që nuk janë të lehta. Marrja e këtij vendi është ndjenjë përgjegjësie. Mandati im do të jetë në shërbim të socialistëve për ta mbrojtur PS-në nga tendencat neodiktatoriale" tha Malaj.
Malaj theksoi gjithashtu se do të bëjë gjithçka që të marrë mandatin e tetë të socialistëve në Vlorë ndërsa premtoi se mandai i tij nuk do të shkëmbehet me asnjë post qeverisës."Socialistët në Vlorë kanë marrë 7 mandate. Ne do të bëjmë maksimumin që të marrim mandatin e 8-të dhe ta përdorim për të mbështetur integrimin e vendit. I garantoj se mandati im politik nuk do të shkëmbehet me asnjë karrige qeveritare, po do të jetë një mandat në parlament që do ti shërbejë qytetarëve të Vlorës” tha Malaj.Nano: Ja përse mbështes Arben Malajn si kandidat i pavarur në Vlorë