Zhvillohet sot gjyqi ndaj Dritan Dajtit
Pritet të zhvillohet sot në mesditë seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.Deri më tani, procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit ka vazhduar me ritualin e tij të zakonshëm ku gjyqi shtyhet vazhdimisht për mungesë avokatësh.Në seancën e djeshme ishte paraqitur avokati i caktuar kryesisht nga gjykata Bashkim Malaj por ai ka refuzuar të mbrojë të pandehurin Dajti.Sipas tij ai nuk është në listën e avokatëve kryesisht, ndërsa shtoi se ka edhe probleme personale që nuk i mundësojnë mbrojtjen e fenomenit Dajti.Ndërsa avokati tjetër i caktuar kryesisht Besnik Çerekja, zëvendës dekan i fakultetit juridik nuk u praraqit dhe është pikërisht kjo detyrë që e pengon për të mbrojtur Dajtin, pasi nuk ka shumë kohë.E ndodhur në këto kushte kur Dajti ishte larguar nga salla dhe nuk kishte një avokat gjykata vendosi të shtyje gjyqin për ditën e sotme duke caktuar dy avokatë të tjerë kryesisht.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin