Fier, arreston tre persona për vjedhje me dhunë

Policia e qarkut të Fierit ka bërë të mundur arrestimin e tre personave nën akuzën e vjedhjes me dhunë. Kështu, kanë rënë në prangat e bluve shtetasit Enea Turhanaj, 21 vjeç dhe i riu me inicialet I. C. 17 vjeç.Sipas zutoriteteve policore dy të rinjtë akuzohen për vjedhjen e rreth 100 litrave naftë në zonën e Marinzës. Ndërkohë personi i tretë, shtetasi me iniciale M. C 16-vjeç, është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë disa tubo metalike.Gjatë tentativës ai ka hasur në rezistencën e rojes së shkollës 9-vjeçare në vendin e quajtur Sheq i Madh, mbi të cilin ka ushtruar edhe dhunë. Ndërkaq materialet mbi tre shtetasit e sipërpërmendur i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rasteve.