Ministri Kosova kthen tenderin: Abuzime me ilaçet në QSUT dhe shefat e pavionëve

Ministri i Shëndetësisë ka kthyer tenderin për furnizmin me ilaçe në QSUT. Kjo sepse është abuzar, duke bërë favorizime dhe duke keqmanxhuar me këtë tender.2.4 miliardë lekë kanë qenë humbjet e këtij tenderi dhe kjo ka qënë arsyeja që sipas Ministrit Kosova, që e ka detyruar këtë institucion për të marrë masa të mënjëhershme.Ministri Kosova tha se për shkak të keqmenaxhimit të kësaj natyre QSUT është në këtë gjendje, ku ka mungesa të theksuar të ilaçeve.Ministri është treguar i vendosur edhe për kthimin e zgjedhjeve për shefat e shërbimeve në QSUT, të zgjedhurit nga konkursi i fundit kur kryetar bordi ishte Ministri Tavo.Kosova nuk detajoi procedurat që do ndiqte nëse do të ketë një konkurs përfundimtar të zgjedhjes së tyre, por tha se do të respektojë vendimet e qeverisë për këtë proçes.Deklaratat Ministri i Shëndetësisë i bëri pas takimit me ekspertë të shëndetit për sëmundjet kronike, ku sipas të dhënave 95% e parave të ish për listën e rimbursueshme shpenzohen për sëmundjet konike dhe 77% e barrës së shpenzimeve individuale shkojnë për kurimin e këtyre sëmundjeve.