Të majtët thirrje bashkisë: Mos mbaj peng Këshillin Bashkiak

Situata në këshillin bashkiak të Tiranës është ende e paqartë. Kryetari i këshillit Kosovrasti tha se nuk është shkarkuar me ligj ndërsa këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës i bënë thirrje Bashës të mos mbajnë peng këshillin por të dorëzojnë çelsat për të vijuar punën me mbledhjet e radhës.Genti Gazheli, antari i PS-së në këshillin Bashkiak tha se me ose pa vulën e Prefektit apo të kryetarit mbledhja dhe shkarkimi i Kosovrastit është i ligjshëm.Këshilltarët e majtë të cilët kanë tashmë shumicën e përfaqësimit në këshill, kanë propozuar si kryetar të këshillit Aldrin Dalipin, por ky ndryshim ende nuk është zyrtarizuar.