Muzeu i vuajtjeve të diktaturës në Shkodër, Bashkia: Na ndihmoni ta pasurojmë

Bashkia e Shkodrës u bën thirrje familjeve që janë persekutuar nga diktatura komuniste të ndihmojnë në pasurimin e Muzeut të Vuajtjeve të Diktaturës Komuniste.Tashmë që ndërtimi fizik i Muzeumit ka përfunduar, ka dalë në plan të parë sistemimi i tij dhe pasqyrimi i sa më shumë fakteve dhe dokumenteve që vërtetojnë tmerrin e kaluar në kohën e diktaturës.Drejtoresha e Urbanistikes prane bashkise, Aida Shllaku, ka folur rreth ndertimit te ketij Muzeu, por edhe fazes ne te cilen ndodhet ky objekt i rendesishëm në Shkodër.Qyteti i Shkodrës konsiderohet si më i prekuri nga diktatura. Pas 1944-rës në qytet numëroheshin 13 burgje të regjimit komunist, 601 të pushkatuar, 136 të vdekur në burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë.Muzeumi është ndërtuar në ish-godinën e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, aty ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjerë.Për ndërtimin e këtij Muzeu është vënë në dispozicion një fond prej 53 milionë lekësh, të akorduara nga Ministria e Kulturës, si dhe Bashkia e Shkodrës.Pjesë e Muzeut janë edhe mjedise të tjera të jashtme, sikurse oborri i ajrimit, anekse të tjera plotësuese, si dhe pajisje, shkrime dhe të dhëna origjinale të asaj kohe, të cituara nga të burgosurit politikë.