Bello jashtë listave të PS: Kapriçioja e një tekanjozi po më largon nga politika
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga zyrtarizimi i listave përfundimtare të partive për zgjedhjet e 23 qershorit, Marko Bello nuk do të jetë mes kandidatëve të Partisë Socialiste. Deputeti ka zbuluar me anë të një komenti në rrjetin social Facebook se nuk do të kandidohet në zgjedhjet e 23 qershorit. Bello falenderon strukturat e Partisë Socialiste dhe në mënyrë të veçantë votuesit e qarkut të Beratit që e kanë mbështetur për 12 vjet.“Sot mesova se nuk do te kandidohem ne zgjedhjet parlamentare te 23 Qershorit 2013. Pikesepari, deshiroj te falenderoj sinqerisht Partine Socialiste, strukturat e saj dhe sidomos anetaret dhe simpatizantet tane ne qarkun e Beratit per besimin qe me kane dhene ne gjithe keto vite. Shpresoj te mos i kem zhgenjyer; Gjithashtu, i shpreh mirenjohjen time qytetareve dashamires dhe fisnike te Beratit per mbeshtetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar qe i kam perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise per 12 vjet dhe dua t'i siguroj se mbetem ne sherbim te tyre ne vijimesi” thekson ai.Por duket se Bello nuk ka marrë lehtë këtë vendim të kreut të Partisë Socialiste."Jam krenar se nga politika aktive nuk po më largon vota e qytetarëve, por kapricioja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku", shkruan Bello në Facebook duke thumbuar kështu kryetarin Edi Rama."Gjithësesi, i uroj socialistëve dhe progresisteve fitore në 23 Qershor”, e mbyll Bello komentin e tij në Facebook .