Vrasja e policit në Kamzë, prangoset 41-vjeçari se ndihmoi autorin

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e bashkëpunëtorit të Edmir Kolecit, 37-vjeçari i cili mbrëmjen e së shtynës përplasi për vdekje me automjetin e tij efektivin e policisë Selman Lena.Sipas policisë së kryeqytetit në pranga është vënë 41-vjeçari Shkëlzen Sylaj i cili akuzohet për veprën penale të  “Përkrahjes së autorit të krimit”Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës , rreth orës 22.15, në aksin rrugorë  Tiranë- Kamëz, ku 37-vjeçari Edmir Koleci, ka vrarë duke e aksidentuar me mjetin e tij tip BMË X6, me targa  EU  097  ËL punonjësin e policisë Selman Lena, 43 vjeç dhe ka plagosur punonjësin e policisë Preng Lleshi 47 vjeç, të cilët kanë qënë me shërbim në zbatim të detyrave funksionale për ruajtjen e rendit dhe qetësise publike, si dhe parandalimit të ngjarjeve të ndryshme kriminale në një postobllok të ngritur për këtë qëllim.Menjëherë pas krimit Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes I ndihmuar nga shtetasi Shkelzen Sylaj, i cili e ka përkrahur gjatë largimit dhe fshehjes nga organet e drejtësise, duke përdorur mjetin e tij tip “Benz” me targa TR 5402 N.Por policia ka arritur ta arrestojë atë pas 4 orësh në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut” në Durrës.