Gjykata shtyn për nesër gjyqin ndaj Dritan Dajtit

Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit vazhdon ritualin e tij të zakonshëm,i cili shtyhet vazhdimisht për mungesë avokatësh. Në seancën e radhës ishte paraqitur avokati i caktuar kryesisht nga gjykata Bashkim Malaj por ai ka refuzuar të mbrojë të pandehurin Dajti.Sipas tij ai nuk është në listën e avokatëve kryesisht, ndërsa shtoi se ka edhe probleme personale që nuk i mundësojnë mbrojtjen e fenomenit Dajti.Ndërsa avokati tjetër i caktuar kryesisht Besnik Çerekja, zëvendës dekan i fakultetit juridik nuk u praraqit dhe është pikërisht kjo detyrë që e pengon për të mbrojtur Dajtin, pasi nuk ka shumë kohë.E ndodhur në këto kushte kur Dajti ishte larguar nga salla dhe nuk kishte një avokat gjykata vendosi të shtyje gjyqin për ditën e nesërme duke caktuar dy avokatë të tjerë kryesisht.