Listat, Sequi: Presim të respektohet kriteri prej 30 % për femrat
Vetëm pak orë pasi partitë politike të publikojnë zyrtarisht listat e kandidatëve për deputet, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi tha se BE pret edhe respektimin e kriterit për 30% të përfaqësimit të grave në vendimmarrje."Do të prezantohen listat e kandidatëve për deputet dhe besoj e vertetë shpresoj që përfaqësimi i grave të jetë i lartë siç parashikohet me ligj, gratë në politikë janë të rëndësishme” tha ambasadori.Europa tregon një kujdes të veçantë në respektimin e ligjit apo kodit zgjedhor për barazinë gjinore dhe ambasadori tha se në tetor kur pritet edhe publikimi i raportit për vendin, përveç zgjedhjeve do të ketë rëndësi ka edhe niveli i pjesëmarrësve femra."Në tetor Bashkimi Europian paraqet raportin për Shqipërinë. Në raport përveç ecurisë së zgjedhjeve do të donim të kishim edhe arritjen e kriterit për përfaqësimin prej 30 përqind të femrave në politikë" theksoi Sequi.Edlira Cepani, nismëtarja e këtij takimi u shpreh se zgjedhjet janë një pikë kyçe për të parë ndyshimet në vendimarrje por konventet e ligjet që fuqizojnë fermat ende nuk zbatohen në realitet.Në të njëtën linjë u shpreh edhe komisionerja për mbrotjen ndaj diskriminimit Irma Baraku.Shembulli i barazizë gjinore në vendmarrje politike por dhe në shoqëri e publik ishte Belgjika ku 40% e deputeve në parlament janë ferma. Për këtë arsye, BE i përsërit apelin partive politike të mos justifikojnë mosrespektimin e ligjit.