Kryeparlamentarja apel Ramës: Lejo deputetët të votojnë 3 ligjet
Kryetarja e Kuvendit i ka bërë thirrje kreut të PS-së Edi Rama të lejojë deputetët të votojnë 3 ligjet në Kuvend.Në një deklaratë për mediat, kryeparlamentarja theksoi se 3 ligjet prej kohësh tashmë janë në rendin e ditës në çdo seancë plenare.“Prej gati një viti çdo ditë në axhendën e Kuvendit janë tre ligjet për t’u votuar, që janë bllokuar nga PS, duke bërë të mundur vetëm bllokimin marrjes së statusit. Jam para qytetarëve me ftesë ndaj Ramës, edhe në emër të maxhorancës por si kryetare e kuvendit, tre ligjet janë në rendin e ditës, ftoj Ramën të lërë deputetet të votojmë sot tre ligjet, duke bërë detyrën tonë, edhe pse shumë vonë, edhe pse u realizuar qëllimi i tij, ai ka mundësi për të lërë deputetët të votojnë” tha kryeparlamentarja.