Tiranë, ekzekutohet me armë biznesmeni i ndërtimit

Një fundjavë e tëra për tu harruar për sigurinë dhe rendin në Tiranë. Pas vrasjes se policit Selman Lena mbrëmjën e së shtunës, një tjerët person është vrarë në rrugën “Ali Visha” . Bëhet fjalë për biznesmenin e ndërtimit Ikmet Kotorri 45-vjeç, babai i tre fëmijëve.Burime policiore bëjnë me dije se viktima ka qenë në afërsi të banesës dhe zyrave të kompanisë së tij dhe në këtë kohë është qëlluar me armë zjarri. Ka qenë e kotë ndihma e parë për Ikmetin, por mësohet se ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia e Tiranës, e cila ka kqyryr të gjithë skenën e krimit në mundësi për të gjetur diçka lidhur me autorët e ngjarjes.Ndërsa disa pista hetimi janë ngritur mbi ngjarjen, ku njëra nga to është konflikti për pronësinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera për shkak të biznesit të tij.Kotorri kohët e fundit po ndërtonte një kompleks pallatesh në zonën e Freskut dhe mësohet se ka patur probleme më pronësinë e këtij trualli. Ndërkohë që mendohet që kjo ngjarje të ketë lidhje me një tjetër ngjarje të ndodhur disa javë më parë tek Kopështi Botanik.Mësohet se personit ndaj të cilit iu vu eksploziv në makinën e tij, E.S, është ortak i viktimës në disa biznese. Ikmet Kotorri është thirrurr disa herë në policinë e Tiranës për të dhënë dëshmitë e tij në lidhje me atentatin ndaj ortakut të tij, por mbetet për tu hetur nëse vrasja e 45-vjeçarit ka lidhje me atentatin ndaj mikut të tij.Ndërkohë burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona, të cilët me dëshminë e tyre mendohet të hedhin dritë mbi atentatin ndaj biznesmenit.