Festa e Pashkëve në rrethe, atmosferë festive në të gjithë vendin

Atmosfera e Pashkeve ortodokse është ndier në të gjithë Shqipërinë. Thuajse në të gjithë qytetet kryesore ka patur aktitvitete dhe mesha për këtë rast të rëndësishëm për besimtarët. Festimet kanë filluar që mesnatën dhe kanë vazhduar deri në orët e mengjesit.Festime ka patur në Korçë, ku mijëra besimtarë të ardhur edhe nga rrethinat mbushën sheshin kryesor të qytetit dhe kanë pritur lajmin e ringjalljes së Krishtit.E njëjta panoramë vjen edhe nga qyetit i Fierit, ku qindra qytetarë në kishën e Shën Gjergjit janë lutur për begati për të gjithë shqiptarët.Edhe qyteti i Elbasanit është karakterizuar nga një atmosferë e mrekullueshme pashke,ku qytetarët uruan për mbarësi njëri-tjetrin dhe pritën sebashku ringjalljen e Krishtit.Ndërkohë që festime ka patur edhe në qytetet e tjera më të vogla të vendit, ku është shpërdarë simboli i Pashkëve, veza e kuqe.