Sot listat e deputetëtve, PD e PS prezantojnë emrat që çojnë në KQZ

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të publikojnë sot listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.Pritet që gjatë ditës dy partitë e mëdha të shpallin emrat pas mbledhjes së forumeve përkatëse.Situata në të dy kampet ka qenë e nxehtë, pasi disa prej deputetëve aktualë nuk do të jenë më në listën e sigurtë.Kjo ka sjellë pakënaqësi, të cilat janë shprehur hapur prej deputetëve në rrjetet e tyre sociale.Një ditë më parë, Marko Bello, deputet prej 12 vitesh ka shkruar në facebook se nuk do të jetë më deputet."Jam krenar se nga politika aktive nuk po më largon vota e qytetarëve, por kapriçoja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku", shkruan Bello në Facebook duke thumbuar kështu kryetarin Edi Rama.Pakënaqësi ka patur edhe në kampin blu, kjo edhe për faktin se në listat e PD do të garojnë edhe kryetarët e disa partive të vogla, si edhe tre ish-deputetë socialistë.Në orën 24 00 skadon edhe afati për dorëzimin e listave pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.