Mbyllet aerodromi në Lezhë, shkak amortizimi dhe aksidentet në gara
Aerodromi i Gjadrit në Lezhë, një nga më të mëdhenjte në Ballkan, mbyllet dhe del jashtë çdo funksioni.Ai do të jetë i mbyllur edhe për garat me makina, pasi aksidentet e shumta kanë bërë që institucionet përkatëse të moslejojnë garimin e të rinjve qe vinin nga të gjitha qyetet për të provuar shpjetësinë.Por përveç kësaj ky aerodron ka humbur efiçensën e tij për atë çka u krijua në vitin 1975,si bazë e rëndësishme ushtarake.Ndërsa nga viti 2004 ka dalë jashtë çdo funksioni, përjashtuar disa raste emergjente si ato të përmbytjeve të dimrit.Gjergj Dedgjonaj, ushtarak në vitet e shkëlqimit të këtij arodromi, tregon edhe rrënimin e tij.Ndërsa kryeplaku i fshatit Gjadër, Pashk Malshi, shprehet se ky ka qënë një investim i kotë, i cili ka humbur çdo lloj funksioni për çfarë u ngrit.Pak metra më tutje ndodhet edhe Reparti Ushtarak, i cili ruhet nga 10 ushtarë ku pas anatërsimit të vendit tonë në NATO kjo bazë ushtarake duket se ka humbur ''shkëlqimin''e dikurshëm.Në repart kanë mbetur mjete të ushtrisë të dala jashtë përdorimit edhe për shkak të teknologjisë.