E godet rrufeja ndërsa kthehej nga ara, humb jetën 45-vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2013, 21:54
Një person ka gjetur vdekjen ndërsa është goditur nga rrufeja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rov të Korcës, ku 45-vjecari Qani Usha, është goditur për vdekje nga rrufeja teksa po kthehej në banesë pas punës në arë.Policia dyshon se rrufeja ka shkarkuar te një vegël bujqësore që 45-vjeçari mbante në dorë, duke i marrë në këtë mënyrë jetën menjëherë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.