Parlamenti mblidhet në seancë plenare, pritet të miratohen 3 ligjet

Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të hidhen në votim tre ligjet e integrimit. Në faqen e Kuvendit është njoftuar për një seancë, edhe pse të enjten u tha se ishte seanca e fundit e parashikuar.Kryetari i LSI-së Ilir Meta ripërsëriti dje apelin për të votuar tre ligjet që kërkojnë 3/5 e votave dhe më pas ata të hyjnë në fuqi në sesionin e ri.Kryeministri Berisha premtoi se do të mbledhë parlamentin për votimin e tyre, ndërkohë që edhe kryesocialisti Edi Rama duket se ka dhënë konsensusin.Në seancën që u konsiderua e fundit, kryeparlamentarja Topalli përsëriti apelin për votimin e tyre, ç'ka do ti hapte Shqipërisë rrugën e integrimit në Bashkimin Europian