Dritan Prifti do kandidoj si i pavarur, KQZ pranon kërkesën e tij

Dritan Prifti do të kandidoj si deputet i pavarur në qarkun e Fierit.Në një mbledhje që ka zgjatur vetëm disa minuta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Dritan Priftit për t`u regjistruar si kandidat i pavarur.KQZ-ja miratoi me 4 vota pro regjistrimit të Priftit, duke theksuar se kërkesa e tij është e ligjshme dhe se ai i plotëson të gjitha kriteret për të kandiduar si deputet i pavarur.Në një reagim të tij pas vendimit të KQZ-së, Prifti ka premtuar se do të punojë me përkushtim për të të mbajtur premtimet.“Sapo u njoftova se KQZ ka miratuar kandidimin tim si i pavarur,i mbështetur nga zgjedhësit në Fier. Jam i kënaqur që do të kem mundësinë të kandidoj sërish në të njëjtën zone.Do të kandidoj pa u fshehur dhe pa ndërruar zonë, siç bën shumica e deputetëve që nuk mbajnë premtimet .Kam punuar me përkushtim dhe do tëpunoj më shumë në Parlamentin e ri” ka theksuar Prifti