“5 maji” homazhe në rrethe, ceremoni përkujtimore në të gjithë vendin
5 maji, dita Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, qytete të cilat dhanë kontribun e vyer të tyre në largimin e okupatorit nazifashist nga Shqipëria.Festime ka patur në Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku qytetarët, pushteti lokal dhe të afërm janë përulur para veprës mijëra dëshmorëve.Qidra durrsakë, figura të rëndësishme të qytetit dhe kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, janë përulur me mirënjohje në Memorialin e Dëshmorëve të qytetit bregdetar.Edhe Korça i është bashkangjitur ditës së Dëshmorëve të Atdheut, ku të dy kampet politike kanë festuar sëbashku.E njëjta panoramë vjen edhe nga qyteti i Elbasanit, ku pushteti lokal vlerësoi dhe lartësoi mjaft të rënët për lirinë e Shqipërisë.Ndërkohë që Dita e Dëshmorëve është përkujtuar edhe në qytete të tjera si Fieri, Lushnja dhe Shkodra.