NBA,Brooklyn fiton ndaj Chicagos

Bruklin ka arritur të kthejë serinë ndaj Çikagos në favorin e vet falë fitores 95-92 që ka barazuar serinë në 3-3. Meqë ndeshja e fundit zhvillohet pikërisht në Nju Jork, Bruklin ka avantazhin e fushës dhe do të jetë favorite në turin tjetër, ku e pret një sfidë e mundshme me Majemin.Deron Uilliams, Bruk Lopez dhe Xho Xhonson shënuan nga 17 pikë për t'i dhënë këtë sukses skuadrës së tyre, e cila mungonte prej shumë kohësh në playoff dhe tani duket se është shumë pranë një kalimi në gjysmëfinale. Çikago kishte mundësinë në sekondat e fundit të barazonte ndeshjen, por Belineli gaboi një gjuajtje për tri pikë e më pas Xhoakim Noah përfundoi me topin jashtë fushës.Në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit ka kaluar Golden Steit, që ka mundur me rezultatin 92-88 ekipin e Denver. Stefen Karri shënoi 22 pikë e 8 pasime, Andre Bogut shtoi 14 pikë e 21 topa në tabelë, por heroi i ndeshjes ishte debutuesi Dreimond Grin, i cili realizoi 16 pikë e 10 topa në tabelë. Ky i fundit rezultoi vendimtar me pikët e shënuara në periodën e fundit, kur Denver shkurtoi në 2 pikë një diferencë që më parë ishte 18 pikë, duke iu afruar shumë një përmbysje të madhe në sekondat e fundit të këtij takimi.PLAYOFFKonferenca e LindjesBruklin-Çikago 95-92 (3-3)Konferenca e PerëndimitDenver-Golden Steit     88-92 (2-4)