Benfica-Fenerbahçe, Gonul i tremb të gjithë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2013, 10:40
Minuta e 57-të e ndeshjes mes Benfikës dhe Fenerbahçes në Europa League ka qenë mjaft dramatike dhe ka mbajtur në ankth të gjithë ata që po ndiqnin këtë takim.Nikolas Gaitan i Benfikës, në vend që të godiste topin, shkelmoi në fytyrë mbrojtësin e Fenerbahçes, Gokhan Gonul, duke e lënë të përgjakur dhe pa ndjenja në tokë.U desh ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve që ai të rimerrte veten sa për t'u larguar nga stadiumi në drejtim të spitalit në qytetin e Lisbonës.Më pas, skuadra turke ka lajmëruar se rezultati i kësaj goditje të rëndë ishin disa dhëmbë të thyer dhe disa qepje në fytyrë, por përveç kësaj, fatmirësisht lojtari turk ka shpëtuar pa trauma në kokë, ndonëse ka marrë një goditje shumë të fortë.