“Incidenti” në Vjenë, Velaj: Provokim personal i Cekës. Europa e lodhur nga politikanët shqiptarë

Në cilësinë e dëshmitarit por edhe të organizatorit, të aktivitetit të kryesocialistit Edi Rama në Akademinë Diplomatike të Vjenës në 24 të muajit që lamë pas, publicisti Fate Velaj sjell fakte të ngjarjes jo pak të trumbetuar në mediat shqiptare, atë të cilën e pagëzuam si “incidenti” mes kreut të PS-së dhe diplomatit shqiptar Egin Ceka.I ftuar në RTV Ora News në intervistën e mbrëmjes me drejtorin e informacionit Patrik Sadikaj, Velaj mohoi të ketë pasur incident mes zotit. Rama dhe Ceka, duke e hedhur të gjithë barrën e përgjegjësisë dhe fajësisë në fushën e diplomatit. Këtë përfundim ai e mbështet në disa fakte, ku sipas tij zoti Ceka nuk dispononte ftesë, i ishte bashkangjitur aktivitetit me vonesë, debati mes tij dhe zotit Rama nuk ka qenë në cilësinë e asaj cfarë përfaqëson, por provokative dhe personale.“Nuk ka pas asnjë incident, me datë 24 Edi Rama erdhi në Vjenë ku pati takime me personalitete të rëndësishme. Aktivitei në Akademinë Diplmatike nuk ishte thjesht një aktivitet që organizohej nga unë, në këtë aktivitet vendosëm sëbashku me organizata të rëndësishme të sillnim në Vjenë Edi Ramën për të prezantuar vizionin e tij mbi Shqipërinë europiane. Shpërndamë ftesat dhe në fund të tyre kërkohej konfimimi. Pyeta lidhur me konfirmimet , ishin tre shqiptarë, u futëm në sallë. Filloi aktiviteti më përshëndetjet e radhës. Rama prezantoi programin, filluan pyetjet. Një pyetje ishte për emigrantët dhe Rama tha se “ ne kemi problem me mbrojtjen e votës në Shqipëri. Bërja e votimit në përfaqësi diplomatike është e vështirë pasi duhen aplikuar metodat që aplikon bota. Sa kohë që diplomacia është e politizuar, unë e shikoj të pamundur. Pasi mbaruan gjitha pyetjet, u bënë falenderimet. Në atë moment u afrua Engini me dy tre të tjerë dhe iu drejtuar Raëms, e kishte më shumë personale. “Çfarë keni që tomëzini në media, ju jeni plehra, ndyrësira!” Unë nuk kam parë veprime duarsh. Unë nuk pashë dhe këtë e vërtetojnë të gjithë organizatorët të cilët e kanë thënë në një deklaratë që “aktiviteti u zhvillua në mënyrë paqësore, lidhur me zënkat jemi informuar vetëm nga mediat shqiptare”” tha Velaj.Sipas artistit Velaj e gjithë kjo histori u përdor politikisht nga qeveria, por në gykimin e tij ata zgjodhën vendin më të gabuar për ta bërë.“Ndodhi si ndodhi, mbylle. Nëse do ta ballafaqosh Edi Ramën krijo një koncept tjetër, por jo në Vjenë. Në këtë mënyrë ekzagjerohet. Zoti Ceka duhej të vinte dhe regjistrohej, u fut me 10 min me vonesë, ai e kishte rastin ti thoshte para të gjithëve, në emër të diplomacisë shqiptare, por se bëri. Ai madje nuk iu prezantua as se kush ishte, unë ia prezantova Ramës që është djali i Neritan Cekës” sqaroi ai.Për të dalë pak nga vorbulla e gjithë kësaj historie, por duke mbetur tek imazhi i Shqipërisë në Europë dhe sa pozitivë janë ata kundrejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Velaj konfirmon dukshëm një tejlodhje të bashkësisë europiane me klasën politike në vend, si rezultat i mungesës së një kulture komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre.“Problemi që ka shqipëria është jo vetëm përfaqësimi përmes diplomatëve, por dhe përfaqësimi i bendshëm i kulturës së komunikimit të politikanëve brenda vendit. Sa kohë ke një parlament inekzistent, problemi që ka Shqipëria është fotoskleroza, shqiptarët nuk dëgjojnë. Politikanëve tanë u duket se dinë gjithcka vetë, por nuk zbatojnë asgjë. Fakti që për herë të tretë Shqipëria nuk merr statusin kandidat, nuk bën detyrat, kjo tregon që ata janë të lodhur me ne, madje edhe Doris Pack që ka qenë një mëbshtetëse e zjarrtë në radhët e së djathtës ka filluar të tregojë lodhje” tha Velaj.Në gjithë këtë zonë gri, i pari shqiptar që zyrtarisht quhet “Europian Citizen”, në sajë të çmimit simbolik akorduar nga Parlamenti Europian dhe nënshtetësisë së tij austriake, shpreson shumë në gjetjen e konsensusit për miratimin e tre ligjeve.“Do shpresoja që tre ligjet të votohen, tre ligjet nuk janë pronë e liderve politikë, nëse i votojnë dhe Shqipëria do marrë statusin kandidat , atëherë të gjithë do jemi të fituar. Nuk ka pse të jetë meritë e askujt, duhen parë problemet që janë për zgjidhje” përfundoi ai.