Futet në lumë për tu larë, mbytet 19-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2013, 15:47
Rritja e temperaturave regjistron dhe viktimën e parë të mbytur në lumë. Një i ri, i komunitetit rom është mbytur në lumë teksa ishte futur për tu larë.Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 14:30 të pasdites së sotme lumin Drino pranë fshatit Arshilengo në Gjirokastër, ku shtetasi Embrah Rama, 19 vjeç është futur në lumë për tu larë, por nuk ka dalë më prej andej.Ende nuk është e qartë nëse 19-vjecari ishte i shoqëruar, apo ishte i vetëm në lumë, ndërsa mendohet se shkak i mbytjes është bërë thellësia dhe uji i rrëmbyeshëm i lumit, cfarë ka bërë të nxirret me vonese edhe trupi i viktimës.Eshte dashur nderhyrja e polumbarëve te RENEA-s, të cilët kane mundesuar edhe nxjerrjen disa ore pas ngjarjes te trupit pa jete e te riut.