Fermerët shqiptarë, fushatë ndërgjegjësimi për sëmundjet e transmetueshme nga kafshët

Pas vaksinimit kundër brucelozës ekspertët kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi tëk fermerët për mënyrën e transmetimit tek njerëzit. Fermerët shqiptarë tashmë po ndërgjegjësohen për kushtet higjienike që ata duhet të respektojnë gjatë punës së tyre në ferma.Një projekt i financuar nga BE dhe qeveria Shqiptare, Paza Projekt, po mbështet MBUMK prej disa vitesh dhe ka si qëllim kontrollin e sëmundjeve dhe si rrjedhim dhe ndërgjegjësimin e fermerëve për mbrojtjen e shëndetit të tyre nga këto sëmundje të transmetuara nga kafshët.Që prej vitit 2012 rreth 750 veterinereve nën emrin e Shërbimit Veterinar Shqiptar po kryejnë fushatën mbarëkombëtare të vaksinimit kundër Brucelozës në të imta.Gjatë fazës së parë të këtij projekti, që u zhvillua në muajt mars - prill 2012, veterinerët arritën që të vaksinojnë rreth 2.6 milion dele dhe dhi, në rreth 85.000 ferma të madhësive të ndryshme.