Berisha dhe Kadeli inagurojnë rrugën në Lezhë: Princip i opozitës, pazaret politike

Kryeministri Berisha bën daljen e parë në publik me një nga ish tre deputetët e larguar nga PS, pikërisht me zotin. Gjovalin Kadeli, i cili po gjatë ditës së sotme iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kryeministrit të lançuar indirekt të enjten gjatë konferencës që zhvilloi me gazetarët.Të shoqëruar edhe nga prefekti Pal Dajci dhe Ministri i Jashtëm Aldo Bumci, Berisha dhe Kadeli morën pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të segmentit rrugor Lezhë-Kala-Lagjia Sheher.Nga qyteti i Beslidhjes, Berisha ka garantuar so vota e demokratëve do jetë pro votimit të tre ligjeve për integrimin, por ka akuzuar opozitën se procesin e integrimit e përdori kryekëput për pazaret e saj politike, duke u bërë një dëm të madh qytetarëve shqiptarë.“Qeveria ka ndërmarrë të gjitha reformat për statusin, me 10 tetor 2011 KE rekomandoi marrjen e statsit për Shqipërinë. U gjykua nga opozita se më mirë të bllokohet statusi, se sa të vlerësohet qeveria shqiptare. Tani i bën ligjet si pazar, si pallati në pajë, ne do i votojmë por mbi to do rëndojë akti më i papërgjgjshëm, tregojnë se s’kanë asnjë princip përpos pazareve. Interesat e marrëveshjeve të cilat, cilësimin më të bukur ua bëri zoti. Majko si “marrëveshje të 1 prillit”tha Berisha.Kryeministri Berisha më tej është ndalur në disa nga pikat kryesore të programit të tij për mandatin e ardhshëm, si krijimi i vendeve të reja të punës, arsimimi i të rinjve, sistemi i taksimit etj. Mbi këtë ofertë të ofruar nga “Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”, Berisha ftoi lezhjanët ti besojnë votën këtij koalicioni me 23 qershor, si e vetmja alternativë për të çuar përpara zhvillimin e vendit, përkundër alternativës së mashtrimit në kampin rozë.“Ata të cilët sulmojnë shkollat dhe universitetet e kanë shumë gabim, fyejnë qytetarin shqiptar dhe fëmijët e tij. Zoti na ka dhënë një dhunti shpirtërore, dëshirën për të shkolluar fëmijët tanë. Është e patolerueshme të shpallësh universitetet piramida. Rruga e shkollimit është rruga e punësimit, është e faktuar se ata që diplomohen shanset e punësimit i kanë dy herë më të mëdha se ata që nuk dimplomohen. Besojmë se me shkollimin e të rinjve u krijojmë më shumë shanse punësimi.Është e lehtë të marrësh përsipër akuza dhe përcmime, po cila është alternative jote? Të mbyllësh universitetet? Ne do bëjmë gjithcka për shkollimin dhe punësimin e të rinjve. Punësimi mbetet përparësia jonë më madhore. Ne hoqëm tatimin për të ardhurat personale, me të cilën bëmë që sipërmarrësit të kenë 10% më shumë të ardhura për investimet, përmirësimin e kushteve të punës, për punësimin e qytetarëve. Jemi të vendosur ta shndërrojmë Shqipërinë gjenerator të vendeve të reja të punës, hoqëm cdo lloj takse mbi cdo kapital të prodhimeve bujqësore.Cila është alternative tjetër? Rritje taksash dhe mashtrime të kohës së vjetër. Katër vitet që vinë jo vetëm s’do ketë rritje taksash, por ulje të tyre. Po ecim drejt zgjedhjeve me një program konkret si kurrë ndonjëherë, do ketë efekt të madh ndryshues, do rrisë më tej punësimin” u shpreh Kryeministri.

Duke iu referuar rrugës së inaguruar, shefi i qeverisë  ka premtuar ndërtimin e një sërë segmenetsh rrugore për këtë qark, të cilat sipas tij përpos krijimit të vendeve të punës, do japin një impakt në zhvillimin e turizmin si dhe shkurtimin e distancës së fermerëve me tregun e shitjes së prodhimeve të tyre.

“Inagurojmë sot rrugën më fisnike të Lezhës. Kështjella është një pasuri e madhe, po me rrugën që inaguruam sot merr vlerën e duhur. Lezha ka potenciale të shumta, por ai më kryesori pas njerëzve të saj të mrekullueshëm është turizmi. Me ndërtimin e rrugës i jepet mundësia cdo turisti të vizitojë kalanë, duke e kthyer në një magnet për turizmin. Vitin që shkoi turizmi ka njohur një rritje marramendëse.  Për lezhianët dhe shqiptarët turizmi para së gjithash është punësim  dhe vetëm punësim.  Ju garantoj ju se qëllimi jonë është të asfaltojmë cdo rrugë, shumë shpejt do fillojë ajo e Torovicës, rrugën drejt Milotit, do ndërtojmë autostradën Milot- Lezhë, Shkodër-Lezhë, do ndërtojmë urën mbi Bunë, rrugën Shëngjin-Velipojë. Kemi ndryshuar dhe kemi shumë për të ndryshuar, ne kërkojmë votën e lezhianëve për të vazhduar këtë infrastrukturë. Mbi 1.2 miliardë dollarë investime janë hedhur në infrastrukturën e qarkut të Lezhës.  Jemi të vendosur për shtrimin e cdo rruge në mënyrë që të hapim tregun. Ne besojmë dhe jemi të vendosur ta vendosim Shqipërinë në rrugën e dijes, do ndërtojmë dhe rindërtojmë cdo shkollë.  Ju ftoj që këto ditë të jenë jeëv ditë të manifestimit të shfaqes tonë të vlerave më të arrira në mënyrë që 23 qershori të jetë ngadhënjimi i vlerave që besojmë dhe ndryshimeve” përfundoi Berisha.

Rikonstruksioni i rruges Memoriali i Skënderbeut - Kala – Lagje Shehër me një investim prej 195 milion  Leke , gjatësi 3.1  km dhe  gjeresi 5 m  u vjen në ndihmë 23.000 banorëve të kësaj zone. Rruga, është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës. Rreth nje kilometër i kësaj rruge, në hyrje të Kalasë është shtruar me kalldrëm duke ruajtur traditën dhe historinë e këtij objekti.