Kuçovë, e përplas automjeti, plagoset rëndë 4-vjeçari

Aksidentohet një fëmijë në Kuçovë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen 11 të qytetit, ku një fëmijë 4 vjec me iniciale L.L. është përlasur nga një automjet tip "Golf", ku për pasojë ka mbetur i plagosur. Mësohet se vogëlushi po dilte nga dyqani në kohën që është përplasur nga makina.Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.