Ekonomia në prag fushate, Malaj e Xhepa: Kujdes me shpenzimet e panevojshme

Fushata elektorale është një problem për ekonominë sidomos në kohë krize. Sipas deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ekonomisë, Arben Malaj, qeveria duhet të bëj kujdes me keqpërdorimin e buxhetit për qëllime elektorale.Sipas Malaj duhet edhe një balancim i duhur i shpenzimeve me të ardhurat. Ndërkohë edhe Selami Xhepa, deputeti i Partisë Demokratike si dhe anëtar në komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se duhet të bëhet kujdes me shpenzimet publike dhe të mos hapen investime pa financime.Një tjetër problem mjaft i ndjeshëm për ekonominë shqiptare është edhe niveli i borxhit publik, i cili ka kalur 62 %. Shumë organizma financiarë kanë kërkuar që të ulet borxhi në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike.