Rama në Krujë: Qyteti po shkatërrohet, shpëtojeni me votën tuaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2013, 19:20
Skuadra e Rilindjes e PS këtë radhë ka ndaluar në Krujë, ku në fokus ka qënë trashëgimia kulturore. Nga qyteti i Skenderbeut, kreu i PS Edi Rama kërkoi votën e krutanëve, duke premtuar rikthimin në identitet të Krujës si qendër e rëndësishme e trashgimisë kulturore.Rama akuzoi qeverinë për paaftësi për shkatërrimin barbar që i është bërë Krujës në këto vite.I shoqëruar nga anëtarët e Rilindjes, Auron Tare dhe Artan Lame, Rama është njohur me lidhur me gjendjen aktuale të Krujës por edhe zonave për rreth.Më pas lideri i opozitës është ndalur poshtë mureve të kalasë ,hapësira të cilat po zihen nga ndërtime pa leje.