Greva për pronat, Rama: Pa larguar qeverinës’ ka zgjidhje. Dilni nga ‘ngujimi’, strehim afatgjatë me 23 qershor

Nuk mund të vendoset një e drejtë mbi një padrejtësi, por kjo nuk është arsye që ju të vazhdoni ngujimin në grevë. Kjo ka qenë këshilla që kreu i selisë rozë Edi Rama ka dhënë për një nga grevistët e ‘ngujuar’ në rrugën "Margarita Tutulani”. Sipas Ramës, problemi lidhet me dy anë, e drejta e ish-pronarëve për të rimarrë pronën e tyre dhe e drejta e familjarëve, përkundër kësaj ai u kërkoi banorëve të mos shpenzojnë energji, duke i premtuar se më 23 qershor PS do i japë zgjidhje afatgjatë problemit të tyre.“Këtu mesa kuptoj unak ka dy anë. Njëra është ana që lidhet me aktin famëkeq normativ të nxjerrjes nga shtëpia të familjes së ish- pronarëve, që për hir së vërtetës e drejta kërkon ti marrin shtëpitë e tyre. Por, nuk vendoset një e drejtë duke bërë një padrejtësi. Vendosja e të drejtës për të strehuar pronarët në shtëpinë që u kanë marrë dikur është e vonuar.Por në emër të kësaj të drejte është bërë padrejtësi e madhe dhe nga gjithçka nga kjo padrejtësi janë familjet që nuk kanë të ardhura për të përballuar jetesën. Ju jap një këshillë miqësore është të përpiqemi të gjemë një rrjet solidariteti dhe t’ju japim mundësi për t;ju strehuar deri më 23 qershori dhe të marrim angazhimin që me një projekt dhe program të posacëm t’ju garantojmë strehim afatgjatë. Ndalojeni këtë grevë urie se është shpenzim i madh energjie dhe është përpjekje për tu parë dhe dëgjuar nga qorrat dhe shurdhët që sot sundojne mbi Shqiperi”, tha Rama.Kreu i PS-së, akuzoi Policinë Bashkiake për dhunën ndaj qytetarëve, ndërsa apeloi qytetarët se pa larguar qeverinë nuk ka zgjidhje.“Ana tjetër e medaljes është bashkia me bandën që mban uniformat e plicisë bashkiake, por në fakt godet në mënyrë abuzive sëbashku dhe nën urdhrat e të famshmit drejtor që për shkak se mori pjesë në manipulim e zgjedhjeve të 8 majit u ngjit në një detyrë dhe detyra e tij është të dhunojë qytetarët e Tiranës, duku u nisur me ato gra që u dhunuan në bashki.Që të thuash që të bëjmë dicka sot është realisht një shpresë e kotë. Askush nuk duhet të shpresojë të bëjë gjithcka pa shporrur këto forca që sillen nëpër territor si forca pushtuesish dhe i vënë flakën fshatit, pa larguar këtë qeveri dhe ‘pushtetin familjar’ që ka kapur fijet e interesave të vendit dhe i ka kthyer në nyje të interesit ë vet” deklaroi ai.Në bashkëbisedim me banorët e njësisë nr 5 në kryeqytet, Rama u ndal tek programi qeverisës i socialistëve, një nga shtyllat e të cilit është edhe ulja e taksave për rrogat dhe bizneset e vogla.Ai e cilësoi sistemin aktual të taksimit si të pandershëm dhe tha se me vendosjen e taksës progresive, mësuesit, policët, infermierët e punonjës të tjerë do të përfitojnë të paktën një rrogë shtesë në fund të vitit.“Nga një taksim i ndershëm mësuesit përfitojnë një rrogë më shumë, policët dhe infermierët më shumë se një rrogë dhe të gjithë ata që marrin më pak se 1.5 mln do përfitojnë nga ulja e taksave menjëherë dhe të gjitha dyqanet dhe bizneset e vogla”, tha Rama.Kryesocialisti tha se nga ulja e taksave do të përfitojnë edhe fermerët. Rama premtoi nxitjen e prodhimit vendas duke e cilësuar si turp faktin që Shqipëria nuk siguron dot vetë produktet ushqimore, por i importon ato.