PS: Investimet si mjet fushate, riciklohen gënjeshtrat e vjetra
Partia Socialiste akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se dështoi me të gjitha investimet publike."Sot, nën moton “Gënjeshtra të vjetra-Zgjedhje të reja”, po riciklon çdo premtim të pambajtur në 8 vite dhe po përdor paturpësisht çështjen e investimeve publike për qëllime elektorale, a thua se paratë e taksave tona na i dhuron kryeministri.Sali Berisha premtoi në 2009 se në 2 vitet e para të mandatit të dytë, pra në vitin 2011, do të përfundoheshin të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit.Dhe ky premtim i ricikluar nga premtimet e pambajtura të 2005, nuk është mbajtur akoma dhe sot. Pas 23 qershorit, Qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të nxjerrë përfundimisht investimet publike nga pengmarrja e logjikës desktruktive të Sali Berishës: asaj të thellimit të borxhit publik në dëm të ekonomisë shqiptare e për për arsye elektorale", tha Milena Harito.“Sali Berisha premtoi në 2009 se në 2 vitet e para të mandatit të dytë, pra në vitin 2011, do të përfundoheshin të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit. Dhe ky premtim i ricikluar nga premtimet e pambajtura të 2005, nuk është mbajtur akoma dhe sot.Pas 8 vitesh e vetëm në prag të fushatës elektorale Sali Berisha ka përuruar vetëm 2 impiante nga 6 të premtuara. Ky përdorim antiligjor i fondeve publike për fushate elektorale te PD do të rëndojë dhe më xhepat e çdo qytetari shqiptar, të cilët në fund të kësaj fushate do të zgjohen me një barrë të shtuar financiare si rrjedhojë e borxheve në të cilat qeveria hyn për të mundësuar inaugurimet elektorale të saj” tha më tej ajo.Anëtarja e grupit të punës për programin në PS, Milena Harito, garantoi se pas 23 qershorit, qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të nxjerrë përfundimisht investimet publike nga pengmarrja e logjikës desktruktive të Sali Berishës: asaj të thellimit të borxhit publik në dëm të ekonomisë shqiptare e për arsye elektorale.“Ne do të realizojmë procese transparente në këto investime, sipas standardeve të Bashkimit Europian.Ne do të ndërtojmë një shtet që shpenzon paratë me efiçiencë dhe efektivitet dhe do të sigurojmë që borxhi publik të jetë në parametra të kontrollueshëm për të mos ia lënë barrë fëmijëve tanë” përfundoi Harito.