Atletiko Mineiro, favorit për të fituar Kupën Libertadores

Atletiko Mineiro është kthyer në një favorite kryesore për të fituar Kupën Libertadores, pasi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të turneut. Meritë e këtij suksesi për klubin brazilian që nuk ka triumfuar asnjëherë në arenën ndërkombëtare, vjen pjesërisht nga paraqitjet e Ronaldinjos, i cili po shkëlqen me skuadrën e tij dhe ka qenë protagonist në suksesin e rëndësishëm 2-1 në fushën e Sao Paulo për të bërë një hap tjetër drejt çerekfinaleve.Xhadson kaloi në avantazh vendasit në fillimin e ndeshjes por Ronaldinjo shënoi golin e barazimit para pushimit të takimit, ndërsa Tardelli shënoi golin e fitores në minutën e 60-të.Në këtë edicion, duket se rivalët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm për klube në Amerikën Latine do të jenë përveç Atletiko Mineiro edhe dy skuadrat e tjera braziliane, Palmeiras e Gremio, ashtu si edhe argjentinasit e Boka Juniors të cilët janë shumë pranë eliminimit të fituesve në fuqi të Korinthians, pasi i mundën 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e tyre.Kupa LibertadoresVelez Sarsfild-Njuells Old Bois          1-0Real Garcilaso-Nacional                   1-0Tigre-Olimpia                                     2-1Tihuana-Palmeiras                            0-0Santa Fe-Gremio                               1-2Korinthians-Boka Juniors                   0-1Sao Paulo-Atletiko Mineiro                 1-2Fluminense-Emelek                           1-2