Dokumentet zyrtare lehtësisht të falsifikueshme
Dokumentet e institucioneve shqiptare janë lehtësisht të falsifikueshme, duke i bërë në këtë mënyrë pre mjaft të lehta për elemetët kriminal.Sipas ekspertit Artur Rrahmani dy elementë sigurie ka një domument zyrtarë, vula e institucionit nga ku lëshohet dhe nënshkrimi i titullarit. Ndërsa falsifikatorët në vendin tonë kanë arritur të fallsifkojnë edhe dokumentët biometrike si pashaportat dhe kartat e identitetit.Eksperti Rrahmani gjatë fjalës së tij kërkoi nga institucionet shtim të elementëve të sigurisë, si zgjidhje e vetme për të ndaluar fenomenin.Ndërsa rezultati i manipulimeve të tilla janë konflikete pa fund midis personave të përfshirë që mund të zgjasin deri në vite.Në sitën e falsifikatorëve nuk ka dokumente të pëlqyera pasi të gjitha mund të manipulohen, pasi ky lloj kriminaliteti në Shqipëri vitet e fundit ka bërë hapa të mëdha ku të njëjtat hapa duhet të ndjekin edhe institucionet.