Kompesimi i pronave, Kuvendi miraton ligjin

Projektete ekonomike kanë qenë pjesë e debatit politik në seancën parlamentare. Iniciativat e sjella nga qeveria për TVSH për imputet bujqësore, shtyrja e afatit për legalizimin e banesave, projektligji për krijimin e fondit të kompensimit të pronave etj janë cilësuar nga opozita si inicativa elektorale, pretendim ky që është hedhur poshtë nga mazhoranca, që sipas Ministrit Bode këto paketa janë reflektim i interesit qytetar.Ndërsa për opozitën situata energjetike vijon të jetë problematike dhe me ligjin e sjellë nga qeveria për energjinë e rinovueshme nuk përmirësohet kjo situatë.Në fund opozita ka dhënë konsensusin për ndryshimet në kodin penal dhe projekte të tjera, ndërsa ka votuar kundër ndryshimeve të projektligjit për TVSH për imputet bujqësore.