Protesta e AK, policia e Tiranës: Proçedim penal, kishin leje për tubim te “Nënë Tereza”
Tubimi i sotëm i Aleancës Kuq e Zi do ti nënshtrohet procedimit penal. Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur procedim penal ndaj Aleancës Kuq e Zi për për protestën e zhvilluar ditën e sotme, pasi sipas autoriteteve policore AK kishte marrë lejë për të protestuar në sheshin “Nënë Tereza” dhe jo përpara Kryeministrisë. Policia thotë se kjo është një shkelje e rëndë, për të cilën disponon prova dhe fakte.Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot më 1 Maj protestën në Tiranë. Protestuesit janë ndalur në sheshin para Kryeministrise me thirrje e parrulla kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, ndërsa kreu i qeverisë ndodhej në Korçë për takime dhe përurime.Spahiu ka lëshuar akuza të ashpra kundër Berishës e qeverisë së tij, por edhe opozitës dhe kreut të PS-së, Edi Ramës.“Nuk kërkojmë të heqim një të ndjerë Berisha, e të sjellim një tjetër, të sjellim kufoma. Kufomat e kanë vendin tek kufomat. Koha për pastrim, do jetë slogani ynë. Ne duam parlament ku të dominojnë të gjitha ngjyrat, por të mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi. Duam Shqipërinë pa të ndjerin Berisha e Rama. Jemi këtu të marrim bekimin e shqiptarëve. Shqiponja është shpend jetëgjatë, ndryshe nga këta dy zvarranikë dhe zvarranikët që i shoqërojnë njëherë duke u zvarritur, njëherë nga e majta dhe njëherë nga e djathta”tha ai.